ISFFT 2026 në UART
Universiteti i Arteve, nëpërmjet Fakultetit të Artit Skenik, organizon edicionin e parë të International Student Film Festival in Tirana (ISFFT), i cili do të zhvillohet në datat 21–24 prill 2026, në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë.
ISFFT është një festival ndërkombëtar i filmit studentor që synon të promovojë krijimtarinë e të rinjve në fushën e kinematografisë, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi artistik dhe zhvillimi profesional ndërmjet studentëve, pedagogëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit.
Programi i festivalit përfshin:
- Shfaqje filmash në kategori të ndryshme (film i shkurtër, dokumentar, animacion)
- Masterclass-e me profesionistë të njohur të kinemasë
- Workshope dhe panele diskutimi
- Aktivitete të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit artistik
- Ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së festivalit
Gjatë ditëve të festivalit do të prezantohen një numër i konsiderueshëm filmash nga autorë të rinj ndërkombëtarë, të përzgjedhur në konkurrim, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në kinemanë studentore.
Në kuadër të programit:
- Dita e parë (21 prill) nis me ceremoninë e hapjes dhe shfaqjen e filmit hapës
- Dita e dytë dhe e tretë (22–23 prill) përfshijnë masterclass-e, workshope, panele diskutimi dhe shfaqje konkurruese
- Dita e katërt (24 prill) përmbyllet me shfaqje të kategorive kryesore dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve
Aktivitetet zhvillohen në hapësira të ndryshme të Universitetit të Arteve, si Salla e Koncerteve, Black Box, studio të Fakultetit të Artit Skenik, etj.
Ky festival realizohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
::: Programi i festivalit (pdf)

