☰ Menu
Struktura
Navigimi Kryesor

Projektet Filmike të Studentëve të UART

Në vijim të thirrjes për bashkëpunim me shtëpi kinematografike për realizimin e filmave të diplomës në Fakultetin e Artit Skenik, Universiteti i Arteve njofton se kanë shprehur interes subjektet e mëposhtme:

  • M.M.S Nositi
  • Era Film
  • Nilor Film
  • Black Box Film

Subjektet e sipërpërmendura janë të lutura të paraqiten pranë Fakultetit të Artit Skenik, Universiteti i Arteve, brenda datës 27 Mars 2026 (e premte).

Kriteret për Shtëpinë Kinematografike:

  • Të jetë subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
  • Të ketë realizuar të paktën 1 (një) vepër të financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
  • Të disponojë pajisje teknike të inventarizuara ose marrëveshje që garantojnë prodhim dhe pasprodhim filmik, të cilat do t’i vihen në dispozicion realizimit të filmave të diplomës si kontribut në natyrë (in kind).
  • Të shprehë interes pranë Universitetit të Arteve. Më pas, nëpërmjet një procesi votimi nga vetë studentët, të monitoruar nga Universiteti dhe një përfaqësues i QKK, do të përzgjidhet vetëm 1 (një) SHK.

Aplikimi i SHK-së me filmat e diplomës, si një projekt i vetëm, kalon për miratim në KMP, por nuk i nënshtrohet votimit të pikëzuar.

Kriteret për Producentin:

Në këtë kategori ka të drejtë të aplikojë vetëm Producenti i kategorisë A ose B, sipas Rregullores së QKK-së.

Shënim:

Dosja e aplikimit me informacionin dëshmues mbi plotësimin e kritereve të mësipërme duhet të dorëzohet pranë Fakultetit të Artit Skenik të Universitetit të Arteve brenda datës 27 Mars 2026.