Open Day 2026
Në Universitetin e Arteve tashmë është bërë traditë organizimi i aktivitetit “Open Day”, i cili u ofron nxënësve të ciklit parauniversitar një mundësi për t’u njohur nga afër me punën dhe angazhimin artistik të studentëve dhe stafit akademik, si dhe për të prezantuar ofertën akademike të Universitetit të Arteve.
Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua më 25 mars, morën pjesë një numër i madh nxënësish nga shkollat e mesme të Tiranës të shoqëruar nga mësuesit e tyre, si dhe nxënës nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, Shkolla e Baletit, etj. Nxënësit shprehën interes të lartë për të gjitha programet e ofruara në të tre fakultetet e Universitetit të Arteve.
Pjesë e aktivitetit u bënë edhe Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Znj. Herida Duro, Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Znj. Lira Pipa si dhe Drejtoresha e ZVAP Tiranë, Znj. Ermira Milori që u mirëpritën nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli.
FOTO GALERI
