☰ Menu
Struktura
Navigimi Kryesor

Marrëveshje Bashkëpunimi UART-UMT

Në ambientet e Universitetit të Arteve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit të Arteve, me qëllim forcimin e marrëdhënieve akademike dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Kjo marrëveshje parashikon zhvillimin e projekteve kërkimore ndërdisiplinore, organizimin e seminareve, konferencave dhe aktiviteteve shkencore, si dhe realizimin e ekspozitave dhe projekteve artistike që ndërthurin kreativitetin me shkencën. Gjithashtu, ajo promovon shkëmbimet studentore dhe akademike, organizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe nxitjen e inovacionit përmes bashkëpunimit mes mjekësisë dhe artit.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet krijimi i mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, duke kontribuar në ndërtimin e një qasjeje më bashkëkohore, kreative dhe ndërdisiplinore në procesin arsimor, si dhe në forcimin e lidhjeve institucionale ndërmjet dy universiteteve.


FOTO GALERI


 

<<Kthehu - Tjetra>>