<

Colluvio 2021

Master Klase dhe Turi i Koncertit Ndërkombëtar 2021

“Akademia e Muzikës së Dhomës Colluvio” fton të gjithë studentët të cilet performojnë në Piano, Violinë, Violë apo Violincel të aplikojnë në projektin “Master Klasë dhe Turi i Koncertit Ndërkombëtar 2021” (audicione, masterklase, tur koncertesh, bursa etj).

Ky projekt organizohet në 10 ditë intensive Master Klasë në Austri (26 Korrik – 5 Gusht, 2021) si dhe 12 ditë koncerte publike gjatë një turi ndërkombëtar (6 -18 Gusht 2021).

Këtë vit, turi pritet të vizitojë vende si: Gut Hornegg, Villach, Viena, Praga, Wroclaw, Krakova, Budapesti, Beogradi. Ekipi i Akademisë Colluvio do të udhëhiqet nga Profesorë të njohur dhe me eksperiencë.

Afati i fundit i aplikimit: 15 Prill 2021

Për informacione të mëtejme rreth programeve, aplikimeve, kostove apo bursave vizitoni faqen ueb: www.colluvio.com.