<

Fillimi i Vitit të Ri Akademik 2019-2020

Data 14 Tetor 2019 shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020 në Universitetin e Arteve. Me rastin e këtij fillim viti, në ambjentet e Universitetit të Arteve u zhvilluan takime me studentët për t’ju uruar atyre mirëseardhjen. Dekanët e Fakulteteve përshëndetën pedagogët dhe studentët, veçanërisht të rinjtë, për fillimin e vitit akademik.

Në këto takime uroi nga ana e tij edhe Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi, i cili i përshëndeti në emër të Rektoratit duke i inkurajuar studentët për studimet e tyre duke vënë në dukje faktin që në rrugëtimin e tyre akademik ata do të kenë fatin të mësojnë dhe të motivohen nga personalitete të shquar të artit shqiptar në shpalosjen e talentit të tyre.

Ai u shpreh mbi mundësitë e shkëmbimit apo fitimit të eksperiencave në universitetet evropiane siç janë projektet Erasmus+, si edhe përfshirjen e tyre në projektet apo marrëveshjet e finalizuara tashmë ndërmjet Universitetit të Arteve dhe Institucioneve të ndryshme të kulturës.