<

Aplikantët për konkurrim në UART, 2019

Publikohen listat e aplikantëve për konkurrim në programet e studimit të Fakulteteve të Universitetit të Arteve, si më poshtë vijon:

Fakulteti i Muzikës


Fakulteti i Arteve të Bukura


Fakulteti i Artit Skenik

Ju risjellim në vëmëndje se regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 13 Gusht deri në datën 16 Gusht 2019, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. 

Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është si më poshtë:

  • Pagesa e tarifës së konkurrimit;
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës.

Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posacme. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të gjithë kandidatët sipas listave të mësipërme, të dërguara nga MASR.

 

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e UART do të zhvillohen nga data 20 Gusht 2019 deri më datë 23 Gusht 2019.

Për t'u konsultuar me Kriteret dhe Rregulloret për pjesëmarrje në konkurset e pranimit për vitin akademik 2019-2020, në Fakultetet e Universitetit të Arteve, ju ftojmë të aksesoni faqen e Fakultetit përkatës dhe të vizitoni menunë Informacion -> Pranimet.

Për informacion të mëtejshëm lidhur me konkurset e pranimit ju ftojmë të vizitoni lidhjen: http://uart.edu.al/index.php?id=855

 

Faleminderit!