<

Informacion

Në vijim informacion lidhur me procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në Fakultetet e Universitetit të Arteve.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 për “Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Udhëzimit nr. 18, datë 21.05.2018 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2018-2019” (i ndryshuar); VSA nr. 2, datë 10.01.2018; VSA nr. 3, datë 10.01.2018; VSA nr. 4, datë 10.01.2018; VSA nr. 6, datë 01.03.2018; VSA nr. 7, datë 01.03.2018; VSA nr. 8, datë 01.03.2018, ju informojmë me sa më poshtë:    


Regjistrimet për të gjitha programet e studimeve të ofruara nga Universiteti i Arteve, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë Bachelor, fillojnë më datë
11 Gusht 2018, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Konkurset e pranimit zhvillohen nga data 22 Gusht deri më 26 gusht 2018.
 

Periudha nga data 30 gusht deri më 12 shtator është e ndarë në 7 faza 48-oreshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues në programin për të cilin ka konkurruar. Procesi i regjistrimeve nga sekretaritë mësimore, me dokumentacion dhe online, vijon me faza 48- orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të parë.


Për procedurat e mëtejshme të aplikimit dhe regjistrimit të procesit në vazhdim, Fakultetet e UART bazohen dhe mbështeten në Udhëzimin nr. 18, datë 21.05.2018 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2018-2019” (i ndryshuar).


Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian do të bëhet sipas përcaktimeve të udhëzimit të posaçëm të MASR.

Procedurat e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve shtetas të huaj në programet e ciklit të parë të studimeve, për vitin akademik 2018-2019, në UART do të bëhet sipas përcaktimeve të udhëzimit të posaçëm të MASR.

Aplikimi për program të dytë studimi dhe për transferimin e studimeve do të bëhet në UART, sipas përcaktimeve të udhëzimit të posaçëm të MASR.

Kandidatët e shpallur fitues në programet e të gjitha cikleve të studimit nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht dy programe studimi në UART, në të njëjtin vit akademik, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer.


Për t'u informuar mbi kriteret dhe rregulloret për konkurset e pranimit, klikoni lidhjet më poshtë:



Për të marrë informacion të përditësuar ju ftojmë të ndiqni publikimet në faqen ueb zyrtare të Universitetit të Arteve, si edhe në faqet tona në rrjetet sociale.