<

Ura me tri harqe 2016

Të nderuar miq,

Në datat 23- 24 Maj 2016, Universiteti i Arteve do të hapë dyert e aktivitetit "URA ME TRI HARQE 2016", në një festë të madhe të përbashkët që sjell më pranë publikut Shqiptar kulturën dhe artin e trevave shqipfolëse.

Ky është një ndër aktivitet më të rëndësishme kulturore-artistike, ku tre institucionet shqipfolëse të arsimit të lartë, një herë në vit, sjellin punimet më të mira të degëve të ndryshme të artit si muzikë, art skenik dhe artet e bukura, duke performuar së bashku në koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita e paraqitje filmash.

Kalendari i aktiviteteve:

URA ME TRI HARQE, TIRANË 2016

Dt. 23 Maj:

  • Ora 11:00 -  Hapja e aktivitetit, Konferencë për shtyp / Relator: Kordinatori i Aktivitetit, Prof. Asc. Dr. Erald Bakalli;
     
  • Ora 19:00 - Ekspozita “Ura me tri harqe 2016”, organizuar me punime të përzgjedhura nga tre fakultetet shqipfolëse të rajonit, Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë.
    Galeria FAB / Kurator: Dr. Ermir Hoxha
     
  • Ora 20:00 - Performance koreografike / Koordinatore: Prof. Kozeta Bakiu

Dt. 24 Maj:

  • Ora 11:00 - Shfaqja e filmave me metrazh të shkurtër / Koordinator: Elis Mataj

Mbyllja e aktivitetit.