<

Urimi për nisjen e vitit akademik 2015 - 2016

Sot më datë 12.10.2015, në të gjithë vendin starton viti i ri akademik 2015-2016, për sistemin e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë.

Edhe Universiteti i Arteve si pjesë e Institucioneve të Arsimit të Lartë, nis sot vitin e ri akademik 2015-2016. Rektorati i UART dëshiron të urojë të gjithë studentët, stafin akademik dhe atë jo akademik, për një vit të ri plot suksese dhe arritje në punën e tyre studimore dhe artistike.

" Vit të mbarë në procesin mësimor e krijues " - kështu e filloi fjalën e tij përshëndetëse për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Arteve, Rektori Prof. Petrit Malaj.

" Zgjedhja juaj, të dashur studentë për të qenë pjesë e UART ju siguroj se do të mbështetet fuqimisht nga trupa pedagogjike.
Unë jam i sigurt se mes jush janë artistët e talentuar, e ardhmja e artit shqiptar, janë ata që me krijimtarinë e tyre do të spikasin në skenat shqiptare e europiane!
Tradita flet fort mirë për këtë! E ne duhet të punojmë të gjithë sëbashku për ta çuar më tej atë!
Vetëm me punë .... po po..vetëm me punë ne mund të arrijmë të shpalosim më së miri vlerat tuaja krijuese! 
Vit të mbarë "

Studentët u pershendetën dhe u uruan për vit të mbarë e me suksese edhe nga titullarët e fakulteteve të UART.


Foto Galeri