<

Njoftim

U nda nga jeta Prof. Albert Paparisto, muzikolog, kompozitor dhe drejtues i shquar i institucioneve të kulturës dhe muzikës.

Prof. Paparisto ishtë një nga personalitetet e artit muzikor që bashkë me një plejadë të tërë artistësh të rinj shqiptarë, hodhën bazat e artit muzikor dhe pedagogjisë.

Prof. Paparisto ka qenë gjithashtu drejtori i parë i Konservatorit të Tiranës. Kontributi i Tij dhjetëra vjeçar veçanërisht në fushën e edukimit dhe përgatitjes së artistëve dhe studiuesve të artit muzikor në Shqipëri pranë Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) ku ai ka qenë pedagog që në krijimin e tij si dhe vlerat qytetare e njerëzore që e karakterizonin, kanë bërë që Ai të mbetet një nga njerëzit më të vlerësuar dhe respektuar pranë institucionit tonë dhe në botën e artit.

Ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Tij!