<

Universiteti i Arteve ne Festivalin e Artit dhe Librit

Universiteti i Arteve është pjesëmarrës në “Festivalin e Artit dhe Librit”, një mundësi e mirë për të vendosur kontakte me audiencën e librit dhe artit në veçanti, apo kulturës dhe gjuhës komunikative artistike në tërësinë e saj. Universiteti i Arteve merr pjesë në këtë panair si pjesë e Projektit "ArTVision - A Live Art Channel" në kuadër të Programit IPA Adriatic Crossborder 2007-2013.

Në stendën e tonë do të mund të gjeni, botime, cd/dvd, filma, prodhime të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, të cilët na bëjnë të ndihemi krenar jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë po dhe jashtë saj.

“Festivali i Librit dhe i artit” quhet ngjarja e madhe kulturore, që hapi siparin dje në datë 23 prill 2014, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, në mjediset e Muzeut Kombëtar. Një aktivitet me përmasa të mëdha që përfshin dy fusha tejet të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare. Ky festival do të zgjasë 4 ditë, deri më 27 prill 2014.

Qëllimi kryesor është t’i jepet sa më shumë jehonë, duke ftuar të gjithë njerëzit, të të gjitha moshave e gjinive, të vijnë të vizitojnë këtë Festival, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili pritet të jetë i mbushur me aktivitete të shumëllojshme, që nga ato të artit pamor, animime muzikore e deri te forumet për letërsinë, promovime librash, lexime nga aktorë, etj.


Foto nga dita e hapjes