<

Takim i studenteve me skenarisitin David Foenkinos

Ditën e Enjte, datë 16 Maj 2013, ne Sallën Black Box të Universitetit të Arteve në bashkëpunim me Ambasadën Franceze u organizua shfaqja e Filmit “La Délicatesse” për studentët e degës së filmit. Pas shfaqjes së filmit u krye dhe një takim i studentëve me shkrimtarin dhe skenaristin e filmit David Foenkinos.
Në këtë bashkëbisedim shkrimtari shpjegoi vështirësitë e adaptimit të romanit të tij me të njëjtin titull në skenar filmi, si dhe pikat kryesore ku duhet të fokusohen studentët kur shkruajnë një skenar.

Universiteti i Arteve në bashkëpunim me Ambasadën Franceze ka nisur dhe një projekt për shkrimin e skenarit për film me metrazh të shkurtër me studentët e filmit, i cili do të vazhdojë dhe në vitin e ardhshëm akademik me seminare dhe në përfundim skenari më i mirë i shkruar nga studentët do të realizohet film.