<

Vizita ne UART

Tiranë, 15 Mars 2013 - Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj takoi delegacionin nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës, të përbërë nga Dekani Prof.Asoc. Adem Rusinovci, Zv. Dekanët, Prof.Asoc. Hajrush Fazlliu dhe Prof. Asoc. Hazir Haziri, dhe Pedagogia e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Prof. Asoc. Majlinda Kelmendi.
Rektori Malaj shoqërohej në takim nga Zv. Rektori, Prof. Asoc. Erald Bakalli, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Asoc. Artan Peqini, Kryetarja e Degës së Marrëdhënieve me Jashtë, Znj. Ina Myftiu.

Ky takim u organizua në kuadër të bashkëpunimeve për organizimin e aktivitetit “Ura me tri Harqe”. Ky aktivitet tashmë është kthyer në një ritual, ku shkollat e larta të artit në tre vendet shqipfolëse, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni organizojnë aktivitete të përbashkëta në fusha të ndryshme të artit, duke krijuar kështu mundësi te reja bashkëpunimi midis institucioneve por në të njëjtën kohë duke krijuar edhe mundësi promovimi dhe njohjeje brezit e ri të artistëve studentë.

Këtë vit ky aktivitet do të organizohet në Tiranë pranë Universitetit të Arteve në Maj, 2013. Në vijimësi do të publikojmë sërish informacion më të detajuar mbi programin e këtij aktiviteti të rëndësishëm rajonal.