<

Dokumentari mbi piktorin Italian Piero Guccione

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve kanë organizuar shfaqjen e dokumentarit mbi piktorin e madh italian Piero Guccione me titull “Piero Guccione drejt pafundësisë”. Ky dokumentar u shfaq në date 04 Qershor, prane Kinema Millenium, ku moren pjesë edhe studente e pedagogë të Universitetit të Arteve.

Në vijim të këtij aktiviteti, më date 06 Qershor, regjisori i dokumentarit do të mbajë një orë të hapur me studentë të Fakultetit të Artit Skenik dhe Fakultetit të Arteve të Bukura në ambientet e Universitetit të Arteve. Klikoni me poshtë për informacionet mbi oraret si dhe një informacion më të gjerë mbi artistin Piero Guccione dhe regjisorin e dokumentarit, Nunzio Massimo Nifosi.