<

Bashkepunimi mes AA dhe Universitetit te Tetoves

Më datë 13 Prill 2011, një delegacion nga Akademia e Arteve në përbërje të të cilit ishin Rektori Akademisë së Arteve, Prof. Petrit MALAJ dhe Zv. Rektori, Prof. Asc. Artan PEQINI, ishte ftuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga rektori i këtij Universiteti,  Prof. Agron REKA .

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademise se Arteve dhe Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Arteve. 
Në thelb të kësaj marrëveshjeje (e cila paraqitet më poshtë) është realizimi i shkëmbimit të përvojave në drejtim të programeve të studimit, rritjes së mobilitetit të stafit akademik dhe studentor. Për konkretizimin në detaje të kësaj marrëveshjeje janë ngarkuar fakultetet përkatëse.

Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues nga Fakulteti i Arteve, Prof. Muhamer ABDIU (Dekan),  me të cilin vecanërisht u diskutua mbi detajet e zhvillimit të projektit “Ura me Tri Harqe” 12-13 Maj, 2011.

Pas takimeve dhe vizitës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, delegacioni i Akademisë së Arteve zhvilloi më 14 Prill, 2011 në Prishtinë takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës,  Z. Naser HYSENI. Ky takim u bë në vazhdën e kontakteve që Akademia e Arteve ka me Universitetin e Prishtinës në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve mbi hartimin e programeve të reja të shkëmbimit akademik e kulturor.