<

Vizita e Këshilltarit te Ambasadës së Serbisë ne AA

Rektori i Akademisë së Arteve Prof. Petrit MALAJ priti në një vizitë zyrtare Z.Nebojša MALEVIĆ, këshilltar pranë Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Arteve në Tiranë dhe institucioneve homologe në Republikën e Serbisë. Z.Nebojša MALEVIĆ shprehu dëshirën dhe vullnetin për të bërë hapa konkret në fushën arsimit, kulturës dhe artit.

Një vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua Marrveshjes së bashkëpunimit mes Akadamisë së Arteve në Tiranë dhe Universitetit të Arteve në Beograd. Përpjekjet për të gjetur rrugën dhe hapsirat e duhura drejt konkretizimit të kësaj marrveshjeje mbeten një sfidë e përbashkët. Rektori i Akademisë së Arteve Prof. MALAJ theksoi faktin se institucioni ynë është i hapur përkundrejt bashkëpunimeve të reja, duke i vlerësuar si tepër të rëndësishme për procesin akademik dhe artistik.
Vendosja e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit akademik në fushat me interes reciprok, shkëmbimi i informacionit dhe programeve, performimi në projekte të përbashkëta , organizimi i seminareve, workshop-eve si edhe mobiliteti studendor, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, është një prioritet në punën tonë.