Bashkëpunim UART-ISHS
Ditën e mërkurë, më datë 8 prill 2026, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, i shoqëruar edhe nga Zëvendësrektori, Prof. Arian Paço, priti në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Prof. Dr. Lekë Sokoli.
Gjatë takimit drejtuesit e të dy institucioneve diskutuan mbi zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit si dhe organizimin e një konference shkencore ndërkombëtare me pjesëmarrjen edhe të Akademisë së Shkencave, Universitetit të Arteve, Universitetit të Sporteve dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë.
Në fund palët ranë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit institucional në fusha me interes të përbashkët, si dhe të punojnë për rregullimin dhe përcaktimin e prioriteteve themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi e në parime të gjithë pranuara.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>


.jpg)
