<
Përfaqësuesit Studentorë - Këshilli Kombëtar Rinor
Në vijim të thirrjes për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit Përgjegjës për Rininë, nga data 7 Janar deri më 16 Janar 2026 do të do të jetë i hapur procesi i votimit nga studentët e universiteteve për kandidatët e KKR-së përfaqësues të Këshillave Studentor.
Votimi do të kryhet nga vetë studentët në wesbite-n zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Rinisë https://rinia.gov.al/, përmes një Google Form.
Emri i kandidatëve duhet të shoqërohet me një fotografi dhe një bio të shkurtër.
AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË - info@rinia.gov.al
