
Europe Week 2026 – Thirrje e hapur
Thirrje për artistët shqiptarë!
Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e Javës së Evropës 2026!
Delegacioni i BE-së në Shqipëri fton artistë dhe krijues nga çdo fushë — muzikë, teatër, kërcim, arte pamore, instalacione, performanca ndërdisiplinore (dhe më shumë) — të dërgojnë propozimet e tyre për programin e Javës së Evropës 2026.
Artisti e bën Evropën të kuptohet ndryshe—përmes historive, emocioneve dhe ideve. Edhe këtë vit, Java e Evropës sjell art shqiptar nëpër Shqipëri si pjesë e këtij dialogu. Nëse keni një ide artistike që doni ta prezantoni para publikut, kjo është një mundësi për ta sjellë punën tuaj në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Detajet e plota të aplikimit i gjeni këtu: https://www.eeas.europa.eu/
Dërgoni aplikimin deri më 23 janar, 2026, në adresën:
europeweek2026@europehouse.al.
Propozimet e përzgjedhura do të njoftohen në rrjetet sociale.
#EuropeWeek2026 rikthehet në maj!

