<

Forumi i Doktoraturës - FM

Njoftohen të gjithë doktorantët se Forumi i doktoratës për këtë vit do të zhvillohet në datat 14-15 janar 2026. Tema qendrore do të jetë Muzika shqiptare në bashkëkohësi.

Secili pjesëmarrës duhet të mbajë një fjalë deri në 5 minuta, ku të parashtrohen gjetje e teza të lidhura me punën e deritanishme kërkimore të disertacionit. Për secilin parashtrim do të ketë një hapësirë prej 5-10 minutash për pyetje dhe diskutime.

Pjesëmarrësit duhet që deri më datën 9 janar 2026 të dërgojnë në adresën e email-it materialin që do të referojnë.

 

Koordinatori
Edmir Ballgjati

edmir.ballgjati@uart.edu.al