<

Njoftim

Në kuadër të promovimit të personelit akademik, shpallet thirrja për shprehje interesi të kandidatëve të interesuar për fitimin e titujve akademikë "Profesor i asocuar" dhe "Profesor", si dhe "Profesor i asociuar në arte" dhe "Profesor në arte".

Kandidatët e interesuar ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit si dhe të dorëzojnë dosjen, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe akteve të brendshme të UART, pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Informacionit-P/A,

nga dita e hënë, dt. 22 Prill 2024, deri ditën e enjte, dt. 2 Maj 2024, ora 16:00.