<

Franz Schubert dhe Muzika Moderne

Këtë vit çelet edicioni i 12-të i konkursit ndërkombëtar të muzikës së dhomës "Franz Schubert dhe muzika moderne", i cili do të zhvillohet në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese, Graz (Austri), ne datat 8-15 shkurt 2025.

Ky konkurs mbahet në tre kategori:

  1. Duo vokal dhe piano
  2. Trio piano, violinë dhe violinçel
  3. Duo piano

Aplikimet për të gjithë të interesuarit (të cilët duhet të kenë lindur pas datës 15 shkurt 1989) hapen më datë 1 korrik 2024 dhe mbyllen më 24 shtator 2024.

Vlera në total e çmimit është 74.000 Euro, si dhe përfshin konsulencë për karrierën për fituesit e çmimit të parë.

Për më shumë informacion vizitoni: 

https://schubert.kug.ac.at/en/information/2025/composition-competition-2024