<

Thirrje për aplikime PIKSH - AKKSHI

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka shpallur “Thirrje për aplikim për Projekt të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin 2024”.

Thirrja është e hapur për aplikime për projekt propozime nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë Publik.

Afati i fundit i depozitimit të dokumentacionit të aplikimit pranë zyrës së ZV. Rektorit, është data 18.03.2024.

Projekt propozimi dhe dokumentacioni i kërkuar sipas udhëzimit, së bashku me shkresën përcjellëse të drejtuesit të fakultetit, duhet të dorëzohen në 2 (dy) kopje të shtypura dhe 1 (një kopje digjitale). 

Duke vizituar lidhjen nasri.gov.al/drejtoria-e-programeve-kombetare-2/ gjeni thirrjen e AKKSHI-it për PIKSH, Udhëzuesin, Listën e dokumenteve, Aneksin nr. 1 (Forma e aplikimit) dhe Aneksin nr. 2 (Forma e Propozimit Financiar).


Ju lutem zbatoni afatet e dorëzimit dhe plotësoni dokumentacionin e aplikimit sipas Udhëzuesit për Procedurat e Aplikimit,