<

Takim i akreditimit në FAB

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit, më datë 20 Shkurt 2023, u mbajtën takimet e para me ekspertët e vlerësimit të jashtëm për vlerësimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fotografi”, në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Vizitat u realizuan në Lektoriumin e Fakultetit të Arteve të Bukura, ku Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga Prof. As. Gjergji Islami dhe Dr. Sonia Jojiç, bashkë me Koordinatoren e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Znj. Majlinda Demirneli u akomoduan përgjatë vizitës intensive të punës dhe kryen me sukses të gjitha takimet sipas agjendës së miratuar paraprakisht nga ASCAL.

Anëtarët e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm u sqaruan për çështje dhe kërkesa të ndryshme të ngritura gjatë takimeve me drejtuesit e Universitetit, stafin akademik, stafin administrativ, studentet dhe së fundmi shprehën falenderimet dhe vlerësimet e tyre në lidhje me organizimin e këtij procesi.


FOTO GALERI