<

Thirrje Për Aplikime - AKKSHI

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka shpallur “Thirrje për aplikim për projekt-propozime në kuadër të programeve kombëtare të kërkimit shkencor për vitin 2024”.

Thirrja është e hapur për aplikime për:

A. Projekte Kombëtare të Kërkim Zhvillimit (PKKZH)
B. Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI), (bashkëpunimi i IAL-ve me biznesin)

Kjo është një thirrje për propozime për projekte të kërkimit shkencor e financuar nga “Programi i financimit të kërkimit shkencor”, menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2024.

Qëllimi i thirrjes është mbështetja e veprimtarisë së kërkimit shkencor në fushat prioritare, përmes financimit me grante të projekteve në kuadër të programeve kombëtare. 

Afati i fundit i depozitimit të aplikimit pranë zyrës së ZV. Rektorit është data 08.03.2024.

Projekt propozimi dhe dokumentacioni i kërkuar sipas udhëzimit, së bashku me shkresën përcjellëse të Drejtuesit të Fakultetit, duhet të dorëzohen në 2 (dy) kopje të shtypura dhe 1 (një kopje digjitale).

Gjeni thirrjen e AKKSHI-it për PKKZH dhe PTI, Udhëzuesin, Listën e dokumenteve, Aneksin nr. 1 (Forma e aplikimit), Aneksin nr. 2 (Forma e Propozimit Financiar) dhe Aneksin nr. 3 (Deklarata e angazhimit) duke vizituar: https://nasri.gov.al/drejtoria-e-programeve-kombetare-2/.