<

Thirrje për aplikime

Me rastin e Konferencës Ministrore dhe Dialogut të Politikave Globale, që do të mbahet në Tiranë në datat 29-30 Maj, 2024, Ministria e Arsimit dhe Sportit fton çdo krijues të bëhet pjesë, duke konkurruar për realizimin e “Logos” e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese e Konferencës.

Tema do të jetë “Zona Evropiane e Arsimit të Lartë drejt 2030/ Zona Evropiane e Arsimit të Lartë - Tirana 2024”.

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë, artistë apo krijues në fushën e arteve pamore.

Dosja e plotësuar duhet të dorëzohet me email në adresën: info@arsimi.gov.al dhe përmes postës në adresën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, brenda datës së përcaktuar në afatin përmbyllës të konkursit.

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 15 Shkurt 2024.

Për më shume informacion rreth njoftimit të MAS mbi konkursin dhe termat e referencës për realizimin e logos klikoni në linkun: https://arsimi.gov.al/njoftim-per-pjesemarrje-ne-konkursin-e-realizimit-te-logos-per-konferencen-ministrore-dhe-dialogut-te-politikave-globale-maj-2024/