<

Vizita e Ministres së MAS në UART

Ditën e Hënë, më datë 15 Nëntor 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu, u prit në një vizitë zyrtare në Universitetin e Arteve.

Në takim fjalën e hapjes e mbajti Rektori i Universitetit, Prof. Kastriot Çaushi, i cili theksoi mbështetjen konstante të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe falenderoi veçanërisht Ministren Manastirliu për këtë takim të parë prezantues me të. Gjithashtu edhe Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, siguroi se nëpërmjet ndihmës dhe bashkëpunimit me MAS do të arrihen të gjitha objektivat që ky Universitet ka në strategjinë e tij të zhvilimit.

Fillimisht në takim u parashtruan prioritetet lidhur me rritjen e cilësisë në arsim si dhe mbështetjen për artistët e rinj studentë të Universitetit të Arteve dhe gjatë këtyre bashkëbisedimeve u theksua gjithashtu se si çdo vit do të punohet akoma më shumë që nepërmjet statusit të veçantë ky Universitet të ketë disa aspekte më shumë sa i përket zhvillimit dhe autonomisë së tij duke gjetur zgjidhje edhe në aspektin financiar.

Në përfundim të vizitës, Znj. Ministre realizoi një bashkëbisedim tejet miqësor por njëkohësisht edhe konstruktiv me përfaqësues të stafit akademik të Universitetit, duke treguar sërish mbështetjen e saj në realizimin e shumë projekteve dhe arritjeve të përbashkëta në vazhdim.


FOTO GALERI