<

Thirrje, Creative Europe

Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuojë në bashkëpunimin më të mirë të aktorëve kryesorë përkatës për ofrimin e produkteve inovative kulturore dhe krijuese përmes programit Creative Europe.

  • Culture Moves Europe: Second Call for Individual Mobility (Thirrje Mobiliteti për artistët dhe profesionistët e kulturës)
  • European Cooperation Projects (Projekte të Bashkëpunimit Evropian në shkallë të vogël dhe të mesme)

Në lidhje me këtë program, do të zhvillohet një sesion informimi i cili do të jetë një mundësi e mirë për të rritur dhe zhvilluar bashkëpunimin me palët potenciale të interesit, për të krijuar një sinergji midis sektorëve dhe për të nisur një platformë të qëndrueshme për bashkëpunim, shkëmbim njohurish, informacione, plane dhe veprime të përbashkëta, me synimin për të ndarë kreativitetin potencial jo vetëm në nivel kombëtar, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën.