<

Aplikantët për konkurrim - Raundi II, 2023

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim në programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve, për Raundin e II-të, si më poshtë vijon:


Fakulteti i Muzikës


Fakulteti i Arteve të Bukura


Fakulteti i Artit Skenik

 

Ju ri-sjellim në vëmendje se regjistrimi i konkurrentëve për në Raundin e II-të të konkurseve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, bëhet pranë Sekretarive Mësimore në datat 18 dhe 19 Shtator, 2023, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


Konkurset e Pranimit për Raundin e II-të do të zhvillohen në datat 20 dhe 21 Shtator, 2023.

 

I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Faleminderit!