<

Konkurset 2023, Raundi i II-të

Përshëndetje,

Në vijim gjeni hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të aplikimit për në Raundin e II-të të Konkurseve të Pranimit 2023, në Universitetin e Arteve:

  • Aplikanti kryen pagesën e tarifës në Portalin Universitar "U-Albania" nga data 29 Gusht deri më 14 Shtator, 2023. (Kohëzgjatja 17 ditë)
  • Aplikimi online (për përzgjedhjen e Programeve të Studimit) do të kryhet nga data 15 Shtator deri më datë 17 Shtator, 2023. (Kohëzgjatja 3 ditë)
  • Më datë 18 Shtator, 2023, publikohen listat e aplikantëve për konkurs në Universitetin e Arteve.


KUJDES!

Regjistrimi i konkurrentëve për në Raundin e II-të të Konkurseve të Pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, për të gjitha programet e studimeve të ofruara nga Fakultetet e UART, bëhet pranë Sekretarive Mësimore në datat 18 - 19 Shtator, 2023, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.   


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:

Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.

 

Konkurset e Pranimit do të zhvillohen në datat 20 - 21 Shtator, 2023.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Falemnderit!