<

Thirrje për aplikime, programi OneBeat

Programi OneBeat, është krijuar me iniciativë të U.S. State Department’s Bureau of Educational and Cultural Affairs (Byrosë Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit të SHBA-së) në bashkëpunim me organizatën muzikore me bazë në Nju Jork, Bang on a Can's Found Sound Nation.

OneBeat organizon programe të shumta për artistë nga e gjithë bota për të bashkëpunuar, për të krijuar dhe për të luajtur muzikë, duke shërbyer si një formë e re e fuqishme e diplomacisë kulturore.

Ky program do të zhvillohet në dy periudha, Prill - Maj 2024 dhe Shtator - Tetor 2024 dhe është i hapur për moshat nga 19 – 35 vjeç.

Aplikimet janë të hapura deri me datën 15 Shtator 2023.

Për më shumë informacion shfletoni BROSHURËN.

Për të aplikuar ndiqni linkun: https://onebeat13-14.fsn-apply.org/