<

Konkurset 2023 në UART

Përshëndetje,
 

Konkurset e Pranimit për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë BACHELOR, të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 21 Gusht 2023 deri më datën 24 Gusht 2023.

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 14 Gusht, 2023, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Konkurrentët do të mund të regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili Fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:
  • Urdhrin e Rektorit Nr.58, datë 13.07.2023, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024" në Universitetin e Arteve".

 

Faleminderit!