<

Aplikantët për konkurrim në UART, Raundi III, 2022

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim në programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve, për Raundin e III-të, si më poshtë vijon:


Fakulteti i Muzikës


Fakulteti i Artit Skenik

 
 
Ju ri-sjellim në vëmendje se regjistrimi i konkurrentëve për Raundin e III-të të konkurseve të pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore ditën e Hënë, më datë 24 Tetor, nga ora 8:00 deri në orën 16:00.  
 
Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme. 

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


Raundi i III-të i Konkurseve të Pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen në datat 25 dhe 26 Tetor, 2022.
 

I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Sa i takon masave për t'u zbatuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".


Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:
  • Urdhrin e Rektorit Nr.40, datë 14.07.2022, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023" në Universitetin e Arteve".

 

Faleminderit!