<

Konkurset 2022 në UART

Përshëndetje,
 

Konkurset e Pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 22 Gusht 2022 deri më datën 25 Gusht 2022.

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 15 Gusht, 2022, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Konkurrentët do të mund të regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili Fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023”.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".


Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:
  • Urdhrin e Rektorit Nr.40, datë 14.07.2022, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023" në Universitetin e Arteve".

 

Faleminderit!