<

Thirrja për aplikime për programet Fulbright

Ju bëjmë me dije se është hapur sërish thirrja për aplikime për Programet Fulbright për Universitetet.

  1. për pedagogët dhe kolegët e interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar
  2. për ish-studentët (alumni) për programin Fulbright Foreign Student për studime Master.

Këtë vit, seancat e orientimit do të jenë hibride, in-person dhe virtuale, për t’ju krijuar sa më shumë mundësi të interesuarve, dhe për të siguruar sa më shumë pjesëmarrje.

Seancat in-person do të organizohen për të gjitha programet pranë Këndit Amerikan – Biblioteka Kombëtare më:

  • E enjte 31 mars ora 15:30-17:00
  • E martë 31 Maj ora 15:30-17:00

Seancat virtuale do të organizohen për secilin program më vete dhe të interesuarit duhet të regjistrohen drejt për drejt Info Session Google Form për të marrë pjesë ose kontaktoni në CultureandEducationTirana@state.gov.

Për të interesuarit në program leadership, Ambasada administron edhe Programin Hubert H. Humphrey i cili do të hapet së shpejti. Programi zgjat 10 muaj dhe është një kombinim studimi, internship, seminare dhe konferenca.

Për më tepër informacion referojuni materialeve në lidhjet e mësipërme.