<

B4Students 2022

Të dashur studentë! Ju informojmë se B4Students, program i përgjegjësisë sociale nga Grupi BALFIN ka rihapur thirrjet për mbështetje me grante deri në masën 2 mijë Euro për projekt-propozime sociale nga Klubet e Studentëve në Shqipëri.

Thirrja B4Students është me afat aplikimi deri më datë 31 mars 2022 dhe ka si qëllim t’i krijojë mundësinë studentëve të ideojnë dhe zhvillojnë projekte sociale që përmbushin pasionin e tyre dhe krijojnë një impakt pozitiv në komunitet.

Inkurajohen studentët të cilët kanë ide për një projekt, të informohen në detaje mbi kriteret e aplikimit dhe të bëhen pjesë duke plotësuar formularin në link.