<

Albania-U.S. a celebration of friendship

Thirrje e hapur për studentët!

Me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ka hapur thirrjen për konkursin artistik "Albania-U.S. a celebration of friendship".

Në konkurs mund të marrin pjesë të rinj nga mosha 15-22 vjeç duke prezantuar punime në cilindo prej formave të artit që ata dëshirojnë.

Për 3 punimet më të mira do të shpërndahen çmime speciale. Punimet e realizuara duhet të ruhen dhe të dërgohen të fotografuara në adresën e emailit useycalbania@gmail.com apo të dërgohen në American Corner Tiranë.

Afati i fundit i dërgimit të punimeve është data 15 Prill.



Mirëpresim punimet e studentëve tuaj!

Stafi i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane