<

Arti Përmes Vështrimit të të Rinjve

Njoftim nga organizata Instituti i Politikave të Qëndrueshme, një nga fitueset e thirrjes së shpallur nga Ministria e Kulturës në programin "Art-Kulturë" dhe "Trashëgimi Kulturore".

Projekti i mbështetur dhe financuar nga Ministria e Kulturës me titull “Arti Përmes Vështrimit të të Rinjve” ka si objektiv promovimin e artistëve duke ofruar mundësi të reja për punët e tyre krijuese.

Të rinjtë duhet të jenë studentë aktualisht në Universitetin e Arteve.

Aktivitetet specifike ku do të marrin pjesë të rinjtë që do të përzgjidhen janë:

  1. Organizimi i një laboratori on-line 2 ditor i cili do të realizohet nga mentori (kuratori) dhe përmes së cilit do të flitet rreth ideve të artistëve të rinj dhe këshillave që do të marrin nga mentori dhe do të vendoset gjithashtu edhe tema për ekspozitën që do të realizohet.
     
  2. Realizimi i ekspozitës me veprat e krijuara nga artistët e rinj në një hapësirë galerie si dhe promovimi online i saj.

Thirrja për të përzgjedhur artistët e rinj është e hapur deri në datën 31 Mars.

Në përfundim të rinjtë do të përzgjidhen në bazë të vlerësimit nga stafi i organizatës dhe CV-ve të dërguara në adresën email info@isp-albania.org.