<

Koleksionet

Koleksionet kryesore të bibliotekës janë:

  • Koleksioni i muzikës: fondi referues, libra(teori muzike), partitura, parte instrumentale, parte orkestrale, periodikë, kaseta, CD-Roms, bobina, librete, opera, parte vokale.
  • Koleksioni i dramës: fondi referues, libra(teori drame), drama, përkthime, komedi, letërsi të huaj dhe shqipe, periodikë.
  • Koleksioni i artit figurativ: fondi referues, libra (teori arti figurativ), piktura, skulptura, vizatime, grafik, fotografi, qeramikë, arkitekturë, etj.Koleksione të rëndësishme janë edhe punimet teorike universitare dhe pasuniversitare të studentëve dhe pedagogëve të Akademisë.

Një vend të rëndësishëm në fondin e saj zënë fondet speciale si :

  • 1000 dorëshkrime të kompozitorëve shqiptare.
  • 3000 koleksione periodike në fushat e artit.
  • 1500 punime teorike universitare dhe pasuniversitare të studentëve dhe pedagogëve.
  • 1400 fotokopje të parteve dhe partiturave të formacioneve orkestrale.
  • Rreth 900 përkthime dhe adaptime, 1000 CD, 800 Pllaka gramafoni, 600 Kaseta, 600 Shirita.

Koleksioni përpunohet nga ana shkencore bibliografike konform standarteve ndërkombëtare duke përdorur AACR2 (rregullat Anglo-Amerikane të katalogizimit), UDC (sistemi i klasifikimit), ISBD (International Standard Bibliographic Description). 

Për shumë vite është krijuar katalogu manual alfabetik dhe sistematik.
 
Eshte krijuar fondi digjital audio i arkivës muzikore botërore, per nevojat akademike te Universitetit.
 
Me shfrytezimin e sistemeve "open source", eshte krijuar katalogu i rekordeve online te fondit Shqip te Bibliotekes   Kliko per te aksesuar >>
 
Eshte aktivizuar sistemi i prezervimit te digjitalizuar te fondit te Bibliotekes, me servirjen e ketij fondi ne format elektronik nepermjet portalit web. Kliko per te aksesuar >>