<

Rektori

 

 

 

 



Prof. Petrit MALAJ
Rektor i 
Universitetit te Arteve 
 

Petrit Malaj u lind në Vlorë më 12 Dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin "Aktor" në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Universitetin e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj në Janar, 2008, zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve). Prof. Petrit Malaj në vitin 2012 zgjidhet për një mandat të dytë 4-vjeçar si Rektor i Universitetit të Arteve. Në të dy rastet e zgjedhjes si Rektor i Universitetit të Arteve, ai është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqiperisë.

Petrit Malaj ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja "NAIM FRASHËRI" akorduar nga Kuvendi i Shqiperisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Prof. Petrit Malaj është autor i materialeve studimore teoriko-profesionale mbi artin si:

- Probleme të Teatrit dhe Kinematografisë (Monografi)
- Aftësitë shprehëse të aktorit
- Tërësia e elementëve të Mjeshtrisë së Aktorit dhe kultivimi i tyre
- Puna e studentëve kërkon ballafaqim me spektatorin
- Puna improvizuese me anën e lëvizjes dhe me maskat, për studimin e karaktereve
- Edukimi trupor, element i domosdoshëm për krijimin e figurës
- Programi i lëndës "Plastika aktoriale"
- Projekti i Festivalit të Dytë të Shkollave të Teatrit të Ballkanit
- Teatri i Akademise – Laborator metodiko krijues
- Teksti profesional "Elementët bazë të Mjeshtrisë së Aktorit"
- Teksti profesional "Aktori, Roli, Figura"
- Projekti për hapjen e deges “Regji filmi dhe TV”

dhe autor i shumë artikujve problemore në shtypin e përditshëm.


Shkarko të plotë CV (pdf)



Kontakt:

Tel: +355 4 2 225 488
Email