<

Takim pune, Pakti me Universitetin

Më datë 12.03.2019, në Universitetin e Arteve, në kuadrin e “Paktit për Universitetin”, u zhvillua një tjetër takim pune midis Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve. Në takim ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi.

Gjithashtu në takim morrën pjesë Zëvendës Rektorët, Dekanët e të tre Fakulteteve, Administratorja e Universitetit të Arteve, si dhe Drejtorët e Drejtorive të Ministrisë, pjesë e grupit të punës për realizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve.

Në qëndër të takimit ishte ballafaqimi dhe raportimi mbi punën dhe realizimin e pikave të marrëveshjes midis dy Institucioneve. Në takim, u theksua edhe një herë në mënyrë të veçantë marrja e masave për:

  • Rikonstruksionin e Sallës së Madhe të koncerteve;
  • Përmirësimin e kushteve të punës dhe studimit për studentët;
  • Kompletimin e Bibliotekës, klasave dhe laboratorëve me literaturë dhe paisje sipas nevojave të Fakulteteve në shërbim të procesit mësimor.

Në përfundim të takimit u ra dakord që takimet midis dy Institucioneve të jenë të vazhdueshme për të raportuar më në detaje mbi realizimin dhe përmbushjen e pikave të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy Institucioneve. Gjithashtu u ra dakord që takimi tjetër të jetë më i zgjeruar edhe me pjesëmarrjen e studentëve.


<<Kthehu - Tjetra>>