<

Fakulteti i Artit Skenik

Fakulteti i Artit Skenik është pasardhës (vazhdues) i Shkollës së Lartë të Aktorëve "Aleksandër MOISIU", themeluar më 1959 pranë Teatrit Kombëtar. Me themelimin e Institutit të Lartë të Arteve, më 1966 u përfshi si Departament i Dramës me synim specifik përgatitjen e aktorëve të ardhshëm. Në 1980, krijimi i Departamentit të Regjisurës dhe Koreografise ishte një imperativ i kohës për shkak të intensifikimit të jetës teatrore në Shqipëri ku nevojiteshin jo vetëm aktorë, por edhe regjisorë e koreografe.

Rritja e numrit të studentëve dhe trupës mësimdhënëse, si dhe afirmimi në jetën artistike shqiptare i artisteve të përgatitur nga kjo shkollë, solli krijimin e një fakulteti të pavarur të Artit Skenik më 1990. Specialitetet ne te cilat Fakulteti i Artit Skenik lëshon diplome jane: AKTRIM, REGJI TEATRI, SKENOGRAFI & KOSTUMOGRAFI, KOREOGRAFI, REGJI FILMI & TV.


Fakulteti i Artit Skenik aktualisht ka dy departamente:

- Departamentin e Aktrimit me Seksionin e Aktrimit, Seksionin e Zërit, Seksionin e Edukimit trupor dhe Seksionin Regji Filmi & TV.
- Departamentin "Regji- Skenografi- Koreografi- Teori Arti", me Seksionin e Regjisurës, Seksionin Skenografi-Kostumografi, Seksionin e Koreografisë dhe Seksionin e Teorise së Artit.

Studimet ne te gjithe specialitetet e ketij Fakulteti deri ne vitin akademik 2008-2009 kane zgjatur 4 vjet. Metodat e mësimdhënies ne Aktrim e Regjisure jane bazuar në sistemin Stanislavsky. Në vitet e fundit studentët jane angazhuar në punë krijuese, një metodologji kjo e bazuar në konceptet bashkëkohore të artit teatror.

Duke filluar nga viti akademik 2008-2009, ashtu si Fakultetet e tjera te Akademise se Arteve, studentet e Fakultetit të Artit Skenik kanë filluar programet e studimit mbështetur në strukturën e re e cila është ndarë në dy cikle studimi, e më pas me studimet Master, Doktoraturë, e me tej.

Brezi i ri i aktorëve, regjisoreve, koreografeve, skenografeve dhe regjisoreve te filmit të përgatitur në këtë Fakultet, përbëjnë një forcë gjeneruese në teatër, film dhe televizion. Kështu kontributi i Fakultetit të Artit Skenik në jetën kulturore shqiptare është evident dhe i mirë informuar.

Fakulteti i Artit Skenik vlerëson rolin e marrëdhënieve ndërkombëtare me shkollat e tjera artistike në Ballkan, Europë e më gjerë. Këmbimi i eksperiencave, pjesëmarrja në aktivitete dhe Workshop-e ndërkombëtare, kanë kontribuar në futjen dhe përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies në fakultetin tone.