<

Dept. Aktrim - Teori Arti

PROGRAMI I STUDIMIT “AKTRIM“

Programi i studimit “Aktrim " realizohet në dy cikle studimi. Cikli i parë Bachelor zhvillohet në tre vite studimi dhe përmban 180 kredite. Ndërsa cikli i dytë i studimeve zhvillohet në dy vite studimi me 120 kredite. Studentët në përfundim të këtij cikli pajisen me diplomën Master në Arte dhe Mësuesi.

Programi i studimit “Aktrim " u bën të njohur studentëve kërkesat dhe metodikën e punës për formimin e gjithanshëm profesional të studenteve si krijues dhe interpretues. Programi kërkon përpunimin dhe asimilimin në nivel të lartë të elementëve përbërës të artit të interpretimit. Ky proces teoriko - praktik udhëhiqet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga pedagogu i lëndës.

Programi merr përsipër të formojë studentin për metodikën e zbërthimit të karakterit të personazhit, të fragmentit apo pjesës, mënyrën e operimit me gjithë elementët që zotëron instrumenti aktor, mënyrën e të folurit si dhe rrugët për realizimin e rezultatit final. Programi Aktrim zhvillon imagjinatën krijuese të studentëve duke u mundesuar atyre aftësim profesional në artin skenik dhe funksionalizmin e tyre të plotë në skenën teatrore dhe filmike.

Punësimi i studentëve që mbarojnë programin e studimit Aktrim realizohet në integrimin e tyre në lëvizjen skenike shqiptare. Tregu i punës që paraqet interes për integrimin e tyre është lëvizja skenike kombëtare, nëpërmjet teatrove të Tiranës si dhe ato të qyteteve të tjerë. Aspekt tjetër i punësimit të tyre është pjesmarja në kompani teatrore private apo publike që realizojnë projekte të ndryshme artistike në skenën shqiptare apo dhe jashtë Shqipërisë. Një drejtim tjetër ku mund të punësohen studentët e aktrimit është dhe bota e filmit nëpërmjet pjesmarjes në produksione të ndryshme. Gjithashtu aspekt tjetër se ku realizohet punësimi i tyre është administrate publike në nivel lokal dhe kombëtar duke ndihmuar për drejtimin e lëvizjes teatrore apo të aktiviteteve të ndryshme kulturalo - teatrore që zhvillohen në nivel lokal apo kombëtar.


Karriera e mundshme:

Teatër, Film,Radio,Televizion, Qëndra kulturore, Teatër i kukullave, etj
Mësuesi:Shkolla e mesme dhe 9-vjecare.