<

Pajisja me diplomë

Universiteti i Arteve pajis studentët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e një programi studimi me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar.

Diplomat për ciklin e parë dhe ciklin e dytë si dhe diplomat “Master i Nivelit të Dytë" shoqërohen me suplementin e diplomës. Ky suplement hartohet në përputhje me kërkesat e hapësirës Evropiane të arsimit të lartë. Ai përshkruan në veçanti natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës, etj.

Individët që kanë plotësuar detyrimet e një programi të formimit të vazhduar ose pjesë të një programi studimi, pajisen me diplomat ose çertifikatat përkatëse të cilat janë dokumente zyrtare.


Në Universitetin e Arteve me përfundimin e studimeve fitohet diplomë me këto tituj:
 

Në Fakultetin e Muzikës:

- Muzikolog
- Kompozitor
- Dirizhor
- Pianist
- Violinist
- Violist
- Violonçelist
- Tubist
- Kontrabasist
- Flautist
- Klarinetist
- Oboist
- Kornist
- Fagotist
- Trombist
- Trombosist
- Këngëtarë
- Kitarist
 

Në Fakultetin e Artit Skenik:

- Regjisor
- Aktor
- Skenograf - Kostumograf
- Koreograf
- Regjisor Filmi dhe Televizioni
 

Në Fakultetin e Arteve të Bukura

- Piktor Grafik
- Piktor Tekstili dhe Mode
- Piktor Multimedia
- Piktor Kavaleti
- Piktor Monumental
- Skulptor
- Skulptor Qeramike