<

Thirrje për aplikime

Albanian ICT Awards ( www.ictawards.org ) është një konkurs mbarëkombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, që zhvillohet për herë të katërt në Shqipëri, e cila për dy vite ka qenë e mbështetur dhe e organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.


Çdo shtetas shqiptar, pa dallim gjeografik, i cili ka qenë bartës i së paku një projekti të suksesshëm përgjatë vitit kalendarik 2015 mund të jetë kandidat. Kriter për t'u konsideruar kandidat i suksesshëm apo i nominuar, mund të jetë çdokush që përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur, për përfituesit e targetuar. Mund të jetë çdokush që demonstron zhvillimin e një teknologjie të re, apo qoftë duke e përdorur një teknologji egzistuese me metoda të reja.


Universiteti i Arteve risjell në vëmendje pjesëmarrjen në bashkëpunim të Bibliotekës së Arteve dhe Sektorit të TI të Universitetit në edicionin e III-të të Albanian ICT Awards me projektin "Arkiva Dixhitale e Bibliotekës së Arteve", projekt i cili u rendit midis tre projekteve më të mira nën kategorinë "ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri", gjë që na bëri të ndjehemi tejmase të vlerësuar dhe të stimuluar për të vijuar më tej në rrugëtimin tonë në drejtim të implementimit të teknologjive inovatore në mbështetje të proceseve akademike dhe kërkimit shkencor.  LEXO MË SHUMË>>



Kësisoj, UART e ndan këtë njoftim me Studentët dhe palët e interesuara, duke shpresuar vleresime te metejshme, si dhe duke marrë parasysh karakterin kombëtar të nismës tashmë tradicionale.


Afati i fundit për aplikime është DATA 31 Mars 2016, Ora 23:59.


Çmimet:

  • ÇMIMI DIPLOMA E VITIT
    Ke perfunduar një projekt konkret, të suksesshëm brenda temës së diplomës (bachelor/master) në universitetet publike apo private? Apliko në formularin e mëposhtëm të ICT Awards, për të marrë çmimin e merituar! 
    http://ictawards.org/2015/ict-diploma-e-vitit/
     
  • ÇMIMI AKADEMIKU I VITIT
    Vlerëson pedagogët e ICT-së dhe të fushave derivative të saj, me arritjet e tyre, qoftë me anë të publikimeve me impakt konkret në botën e teknologjisë dhe komunikacionit, qoftë një arritje në temën e doktoraturës, një projekt në kuadrin e fushës akademike, projekt në kurrikulat mësimore etj.
    http://ictawards.org/2015/ict-akademiku-i-vitit/
     
  • ÇMIMI MOBILITETI I VITIT
    Ke realizuar suksesshëm një Mobile App? Apliko në formularin e mëposhtëm të ICT Awards, për të marrë çmimin e merituar! 
    http://ictawards.org/2015/ict-mobiliteti-i-vitit/
     
  • ÇMIMI INNOVACIONI I VITIT
    Ke zhvilluar një program, aplikacion, modernizim apo çfarëdo lloj teknologjie ose inovacioni në fushën e ICT-së, qoftë desktop, web, cloud etj? Mos Hezito, Apliko!
    Termi inovacion është i pranueshëm për të gjitha aplikacionet të cilat kanë një zgjidhje e cila përmban risi në tregun shqiptar, zgjidhje kjo e cila vjen në ndihmë të një komuniteti të caktuar njerëzish.
    http://ictawards.org/2015/ict-inovacioni-i-vitit/

  • FEMRA NE TIK
    Shpërblen të gjitha femrat Shqiptare për arritjet, përmbushjet e tyre individuale, ose përfaqësim në ekipe të ndryshme duke ofruar kontributin e tyre të madh dhe të dallueshëm. Ky shpërblim ka si qëllim të kontribuojë në rritjen e numrit të femrave të kualifikuara në sferët e TIK-ut në territoret shqipfolëse për të zvogëluar hendekun ekzistues gjinore në këtë sektor.Në këtë kategori do të konsiderohen të vlefshme të gjithë ato kandidatura të gjinisë Femërore që vijnë nga të gjitha kategoritë e tjera. Juria e ICT Awards ka të drejten të seleksionojë/nominojë të gjitha kandidaturat që kanë ardhur në kategoritë e tjera të cilat plotësojnë kriteret për t’u shperblyer me këtë çmim.
    http://ictawards.org/2015/femra-e-vitit-ne-ict/

  • SHERBIMI PUBLIK ME I MIRE I VITIT
    Shpërblen praktikat më të mira dhe risitë në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë ( ose ekselencës) në shërbime publike. Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi. Kjo kategori mund të konsiderohet e rëndësisë së lartë, duke ditur ndikimin direkt në rritjen e vetëdijes publike dhe në marrjen e shërbimeve të avancuara publike. Ky shpërblim, për më tepër, ndahet për të çmuar individët inovativ të administratës publike dhe për të inspiruar inovacionin në të ardhmen në këtë sektor jetik.
    http://ictawards.org/2015/ict-sherbimi-publik-me-i-mire-i-vitit/