<

Takim UART - ASCAL

Në ambientet e Universitetit të Arteve, Tiranë, u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet Rektorit të Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, dhe Drejtoreshës së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi.

Pjesë e takimit ishin gjithashtu Zv. Rektori për anën mësimore, Prof. Asoc. Dorian Çene, Përgjegjësja e Sektorit Mësimor dhe Kurrikulës, znj. Suela Kromidha, si dhe Erion Xhako, Përgjegjës Sektori i Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndëkombëtarizimin, për ASCAL.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritja e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, me fokus të veçantë tek proceset e akreditimit të programeve të studimit, promovimin e kërkimit artistik–shkencor dhe mbështetja për zhvillimin akademik të stafit dhe studentëve të UART.

Diskutimet u përqendruan në procesin e akreditimit të programeve të studimit të ciklit të parë (Bachelor) dhe të ciklit të tretë (Doktoratë), si dhe u theksua rëndësia e fuqizimit dhe forcimit të sigurimit të brendshëm të cilësisë si një rol kyç në garantimin e standardeve të larta në arsimin e lartë publik.

Në pëfundim të takimit, u konfirmua vullneti i përbashkët për të ofruar një arsim të lartë cilësor dhe modern, në përputhje me nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>