<

Kampusi i ri i Universitetit të Arteve

Ditën e Mërkurë më 17 Korrik 2019, në Amfiteatrin Veror të Universitetit të Arteve u prezantua koncepti për projektin e Kampusit të Ri Universitar.  

Ky projekt vjen si një kërkesë e kohës për zhvillimin dhe krijimin e kushteve më të mira të punës, mësimit dhe të studimit në këtë Universitet. Projekti ofron më shumë hapësira dhe ambiente të denja për studentët, pedagogët e artistët, duke stimuluar frymëzimin dhe kreativitetin në veprimtaritë mësimore dhe artistike.

Nga ky koncept krijohet një hapësire e re jo vetëm për Universitetin e Arteve, por edhe për të gjithë komunitetin. Në përfundim të realizimit të këtij projekti, do të përfitojmë një hapësirë funksionale dhe estetike, që jo vetëm nuk cënon kompleksin e ndërtesave të Bosios, por i përqafon dhe i ridimensionon ato.

Projekti u realizua nga arkitekti Marco Casamonti së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës.




 

<<Kthehu - Tjetra>>