<

Thirrje e hapur - JAMU në Bërno të Republikës Çeke

Fillon edicioni i 30-të i Festivalit Ndërkombëtar të Shkollave Teatrore “SETKÁNÍ / ENCOUNTER”, i cili do të zhvillohet në Bërno nga data 31 Mars deri më 4 Prill 2020.

SETKÁNÍ / ENCOUNTER është një festival ndërkombëtar, me 29 vite traditë, për studentët si dhe profesionistët e Teatrit. Veçanëria e këtij festivali qëndron në faktin se ai organizohet kryesisht nga vetë studentët e Fakultetit të Teatrit në JAMU, Bërno. Ideja fillestare e organizimit të një festivali të tillë u ngrit nga nevoja e themeluesve të SETKÁNÍ / ENCOUNTER për t’u njohur me profesionistë të tjerë si dhe me studentë të shkollave teatrore. Festivali sa vjen e bëhet gjithmonë e më prestigjioz për shkak të pjesëmarrjes së ansambleve nga shkolla teatrore anëembanë botës.

Formularin e aplikimit e gjeni ketu  (pdf)

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 15 Dhjetor 2019.

Lutemi që ta dërgoni dokumentin sëbashku me të gjitha materialet bashkangjitur, në formë elektronike në adresën e emailit: participants@encounter.cz