<

Marrëveshja e bashkëpunimit midis UART dhe GKA

Me datën 19 Qershor, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Arteve dhe Galerisë Kombëtare të Arteve.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Znj. Elva Margariti Ministre e Kulturës, Prof. Kastriot Çaushi Rektor i Universitetit të Arteve dhe Z. Erzen Shkololli Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Kjo marrëveshje ofron praktika për studentët duke i bërë ata pjesë të programeve dhe projekteve të ndryshme si dhe u jep atyre mundësinë e përfshirjes në procesin e ngritjes së ekspozitave, guidave për vizitorët, programin “Edukimi përmes Kulturës”, etj.

Kjo marrëveshje do të pasohet nga marrëveshje të tjera mes Universitetit të Arteve dhe institucioneve të tjera të varësisë të Ministrisë së Kulturës, si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" , Teatri i Kukullave Tiranë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit etj.

Këto institucione do të krijojnë më shumë hapësira për studentët, të cilët do t’i shfrytëzojnë këto përvoja të para si përballje me tregun e punës dhe si provë për aftësitë dhe përgatitjen e tyre profesionale.


<<Kthehu - Tjetra>>